Paraburgoset Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Aktuale

Paraburgoset Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 17:31
Astrit Isufi

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Naim dhe Driton Morina, në fshatin Gollubovc të Malishevës, më 6 nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur Lekë Muqaj, zëdhënës në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Sipas Lekajt, i njëjti dyshohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Isufi i bie që të jetë në paraburgim nga data 07.11 deri më 06.12.2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat