LIVE: KQZ publikon rezultatet preliminare – kush po humb me rezultat të ngushtë e kush po fiton bindshëm?

Aktuale

LIVE: KQZ publikon rezultatet preliminare – kush po humb me rezultat të ngushtë e kush po fiton bindshëm?

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 21:03 më 09.11.2025
Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

LDK fiton edhe në Viti

Nga: A.M.

Edhe në komunën e Vitisë ka përfunduar numërimi i votave.

Në këtë komunë, fitues doli Sokol Haliti nga LDK me 50,60 për qind ose 8,352 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, Arsim Ademi i LVV-së mori 49,40 për qind ose 8,155 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

PDK fiton me rezultat të ngushtë në Kaçanik

Nga: A.M.

KQZ ka përfunduar numërimin e votave edhe në komunën e Kaçanik.

Në këtë komunë, fitues doli Sabedin Vishi nga PDK me 51,86 për qind ose 7,548 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, Jeton Raka i LVV-së mori 48,14 për qind ose 7,006 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Përfundon numërimi në Kllokot, ja rezultatet

Nga: A.M.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në komunën e Kllokotit, komunë kjo me shumicë të komunitetit serb.

Në këtë komunë, fitues doli Bozidar Dejanovic i Listës Serbe me 90,03 për qind ose 948 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, Srecko Spasic mori 9,97 për qind ose 105 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

LDK fiton në Dragash

Nga: A.M.

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Dragashit.

Në këtë komunë, fitues doli Bexhet Xheladini nga LDK me 58.45 për qind ose 6.106 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, Shaban Shabani i PDK-së mori 41.55 për qind ose 4.340 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Konfirmohet fitorja e AAK-së në Gjakovë, Gjini siguron mandatin e radhës

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjev (KQZ) përfunduar numërimin e votave edhe në komunën e Gjilanit.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në komunën e Gjakovës, përcjell “Bota sot”.

Në Gjakovë fitues doli Ardian Gjini i AAK-së me 56.03 për qind ose 17.024 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, Ardian Gola i LVV-së mori 43.97 për qind ose 13.362 vota.

LVV fiton në Gjilan, Alban Hyseni siguron edhe një mandat

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjev (KQZ) përfunduar numërimin e votave edhe në komunën e Gjilanit.

Në Gjilan, fitues doli Alban Hyseni i VV-së me 61.06 për qind ose 22.269 vota, përcjell “Bota sot”.

Arbër Ismaili i LDK-së ka 38.94 për qind ose 14.203 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Përfundon numërimi i votave në Junik, ja cila parti fitoi

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjev (KQZ) përfunduar numërimin e votave në Junik

Në këtë komunë, janë numëruar 100 për qind e votave, përcjell “Bota sot”.

Fitues në këtë garë, doli Ruzhdi Shehu i LDK-së me 55,92 për qind apo 1,426 vota.

Kurse, AAK me kandidatin e saj, Agron Kuçin ka marrë 44,08 përqind apo 1,124 vota.

Bali Muharremaj fiton në Suharekë

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjev (KQZ) përfunduar numërimin e votave edhe në komunën e Suharekës.

Në këtë komunë, janë numëruar 100 për qind e votave, përcjell “Bota sot”.

Fitues në këtë garë, doli Bali Muharremaj i AAK-së me 55,60 për qind apo 11,640 vota.

Kurse, LDK me kandidatin e saj, Ardian Shala ka marrë 44,40 përqind apo 9,295 vota.

Këto janë rezultatet aktuale në Prishtinë, ja kush po i prin garës

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me publikimin e rezultateve të votave të numëruara.

Një garë interesante po zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, përcjell “Bota sot”.

Në Prishtinë janë numëruar 89,18 për qind e votave.

Sipas rezultateve, garës po i prin Përparim Rama i LDK-së me 51,40 për qind ose 41,562 vota. Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje ka 48,60 për qind ose 39,303 vota.

Betejë e ‘nxehtë’ në Mitrovicë, ja rezultatet aktuale

Nga: A.M.

Garë interesant po zhvillohet në Mitrovicë.

KQZ ka njoftuar se deri tani janë numëruar 92,38 për qind të votave.

Aktualisht, garës po i prin Faton Peci nga koalicioni LDK-LVV 53,67 për qind apo 16,393 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, PDK me kandidatin e saj, Arian Tahiri ka 46,33 përqind apo 14,149 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat