LIVE: KQZ publikon rezultatet preliminare – kush po humb me rezultat të ngushtë e kush po fiton bindshëm?

Aktuale

LIVE: KQZ publikon rezultatet preliminare – kush po humb me rezultat të ngushtë e kush po fiton bindshëm?

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 20:18 më 09.11.2025
Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Gjilani mes VV-së e LDK-së, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e rezultateve për kryetar të komunave, raporton KosovaPress.

Në Gjilan sipas rezultateve të para prin Alban Hyseni i VV-së me 60.17 për qind ose 12.984 vota. Arbër Ismaili i LDK-së ka 39.83 për qind ose 8.596 vota.

Deri më tash në këtë komunë janë numëruar votat në 85 nga gjithsej 133 vendvotime.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Rezultatet mund t’i shikoni duke klikuar këtu.

Beteja për Pejën, kjo është diferenca e votave mes LDK-së e VV-së

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e rezultateve për kryetar të komunave, raporton KosovaPress.

Në Pejë sipas rezultateve të para prin Gazmend Muhaxhiri i LDK-së me 60.75 për qind ose 18.127 vota. Taulant Kelmendi i VV-së ka 39.25 për qind ose 11.713 vota.

Deri më tash në këtë komunë janë numëruar votat në 130 nga gjithsej 140 vendvotime.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Rezultatet mund t’i shikoni duke klikuar këtu.

Gara mes AAK-së e VV-së në Gjakovë, këto janë rezultatet aktuale

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e rezultateve për kryetar të komunave..

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Në Gjakovë sipas rezultateve të para prin Ardian Gjini i AAK-së me 66.30 për qind ose 5996 vota. Ardian Gola i VV-së ka 33.70 për qind ose 3048 vota.

Deri më tash në këtë komunë janë numëruar votat në 54 nga gjithsej 146 vendvotime.

Rezultatet mund t’i shikoni duke klikuar këtu.

Beteja për Mitrovicën, ja kush prin pas numërimit në vendvotimet e para

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur publikimin e rezultateve për kryetar të komunave, raporton KosovaPress.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Në Mitrovicën e Jugut sipas rezultateve të para prin Faton Peci i VV-së me 54.05 për qind ose 100 vota. Arian Tahiri i PDK-së ka 45.95 për qind ose 85 vota.

Deri më tash në këtë komunë janë numëruar votat në 3 nga gjithsej 105 vendvotime.

Nis publikimi i rezultateve nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve për balotazhin e 9 nëntorit.

Rezultatet kanë nisur të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së përafërisht 30 minuta pas mbylljes së vendvotimeve.

Rezultatet mund t’i shikoni duke klikuar këtu.

 

KQZ: Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja 32.64%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është mbyllur në orën 19:00.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se bazuar në informacionet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente që do të mund të vinin në dyshim besueshmërinë, integritetin apo ecurinë e procesit zgjedhor.

Në emër të KQZ-së, është shprehur falënderim për institucionet që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e procesit, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit.

Sipas të dhënave preliminare nga rreth 99% e vendvotimeve, deri në orën 19:00 kanë votuar 429 mijë e 736 qytetarë apo 32.64% e atyre me të drejtë vote, nga gjithsej 1 milion e 316 mijë e 672 votues. Në të njëjtat komuna, në raundin e parë kishin votuar 38.91% apo 512 mijë e 160 votues.

Aktualisht në vendvotime po zhvillohet procesi i numërimit të fletëvotimeve, ndërsa në disa prej tyre ky proces tashmë ka përfunduar. KQZ ka njoftuar se në platformën e saj do të fillojë publikimi i rezultateve preliminare.

Numërimi i votave është theksuar si një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave ligjore e rregulloreve të KQZ-së. Institucioni u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, për të garantuar dhe mbrojtur plotësisht vullnetin e qytetarëve.

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se nga ora 19:00 ka nisur afati 48 orësh për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me procesin e votimit të sotëm.

Nis numërimi i votave në 18 komuna, ja kush prin në Kryeqytet

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur publikimin e rezultateve për kryetar të komunave, raporton KosovaPress.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Në Prishtinë sipas rezultateve të para prin Përparim Rama i LDK-së me 52.90 për qind ose 228 vota. Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje ka 47.10 për qind ose 478 vota.

Deri më tash në kryeqytet janë numëruar votat në 7 nga gjithsej 268 vendvotime.

Rezultatet e para nga votimi në Gjilan

Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e vendvotimeve në 18 komunat ku sot qytetarët votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Ka nisur publikimi i rezultateve të para për raundin e dytën në Komunën e Gjilanit.

Në këtë komunë në garë janë Alban Hyseni nga LVV dhe Arbër Ismajli nga LDK.

Nga 133 vota të numëruara , Hyseni ka 112 vota, ndërsa Ismajli ka 88 vota.

Mbyllen vendvotimet, KQZ së shpejti del me përqindjen e pjesëmarrjes

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotime në 18 komunat e vendit ku është zhvilluar procesi i balotazhit për kryetar komunash.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 19:30 do të mbajë konferencë për media ku do të shpaloset edhe përqindja e daljes së qytetarëve në balotazh.

Sipas të dhënave në ueb faqen e KQZ-së, deri në orën 17:00 kanë dal në votim mbi 28 për qind të votuesve.

Si shkoi procesi zgjedhor sot, flasin nga Prokuroria e Shtetit

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula thotë se procesi i votimit në këtë raund të dytë zgjedhor ka shkuar mirë. Ani se ajo për KosovaPress deklaroi se janë evidentuara dy raste me tre persona të ndaluar.

Bëhet fjalë për një rast të veprës penale “marrje dhe dhënie ryshfeti” në Fushë-Kosovë ku janë ndaluar 2 persona dhe rrezikojnë të dënohet me 1 deri 5 vite burgim

Si dhe rasti i dytë është Pejë për veprën penale “cenim të privatësisë së votimit” që mund të dënohet me 1 deri 5 vite burgim.

Pula: Procesi ka shkuar mirë, janë evidentuar dy raste me tre persona në komuna të ndryshme

“Fatmirësisht deri në këto momente i tërë procesi është mbarëvajtur mirë janë të evidentuara vetëm dy raste me tre persona të ndaluar në komuna të ndryshme nga Prokurori të ndryshme njëra nga Peja dhe tjera në Prishtinë. Ndërsa, nuk do të thotë që gjatë ditës nuk kemi pas informacione për raportime të ndryshme që kanë mundur të paraqiten ato raportime nuk kanë prodhuar elemente të veprës penale…janë në Fushë-Kosovë është rasti i parë ku dy persona janë ndaluar për dhënie dhe marrje të ryshfetit dhe rasti tjetër është në Pejë për cenim të fshehtësisë së votimit janë raste penale që dënohen e para me 1-5 vite dhe e dyta dënohet deri në 1 vit varësisht prej mënyrës se kryerjes edhe deri në 5 vite”, deklaroi ajo.

Prokurorja e shtetit, Laura Pula tha se personat e ndaluar janë në paraburgim për 48 orë. Ndërsa, theksoi se çdo rast i raportuar në rrjete sociale është verifikuar nga Prokurori i Shtetit.

Pula: Persona janë ndaluar për 48 orë

“48 orë janë të ndaluar dhe varësisht nga hetimet… Të gjitha rastet e postuara në rrjetet sociale janë verifikuar dhe pas verifikimeve kanë ardhur në përfundim se a ka rast penal apo jo. Në ato raste ku kemi raste penale ka procedurë aty nuk ka kanë mbetur vetëm si informacione”, tha ajo.

Për KosovaPress, Pula ka njoftuar edhe se nga ora 07:00 e mëngjesit janë angazhuar gjithsej 80 prokurorëve dhe staf mbështetës për reagim në kohë.

Pula: 80 prokurorë janë angazhuar

“80 prokurorë së bashku me staf mbështetës të cilët kanë operuar me policinë e Kosovës”, deklaroi Pula.

Sot qytetarët e 18 komunave të Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që do ta udhëheqë komunën e tyre për katër vitet e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat