Kush do të udhëheq me komunat pas balotazhit të 9 nëntorit?
Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor.
Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:
LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
LISTA SERBE: Kllokot
Partia turke KDTP: Mamushë
Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Këto janë rezultatet në Mamushë
Nga: A.M.
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Mamushë.
Rezultatet përfundimtare janë publikuar nga ana e KQZ, transmeton ‘Bota sot’.
Fitues në këtë garë, doli Abdulhadi Krasniç, i cili mori 53,58 për qind apo 1,577 të votave.
Kurse, kundërkandidati i tij, Fikret Morina mori 46,42 për qind apo 1,366 të votave.
AAK fiton edhe në Rahovec
Nga: A.M.
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Rahovecit.
Pas rezultateve përfundimtare, AAK do vazhdojë të qeverisë këtë komunë, kjo pasi fitoi kandidati i saj, Smajl Latifi, përcjell “Bota sot”.
Latifi mori 53 për qind apo 8,516 të votave.
Kurse, kundërkandidati i tij nga LVV, Ali Dula mori 47 për qind apo 7,552 të votave.
Gazmend Muhaxheri fiton në Pejë, ja rezultatet përfundimtare
Nga: A.M.
KQZ ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Pejës, përcjell “Bota sot”.
Fitues doli kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri siguroi edhe një mandat, pasi mori 61,15 për qind apo 19,629 vota.
Ndërsa, kundërkandidati i LVV-së, Taulant Kelmendi mori 38,85 për qind apo 12,472 vota.
Grafika:
Rezultatet
PDK mban Prizrenin, Totaj siguron edhe një mandat
Nga: A.M.
Vëmendje të madhe në garën e balotazhit mori edhe komuna e Prizrenit.
KQZ ka përfunduar numërimin e votave në këtë komunë, përcjell “Bota sot”.
Fitues doli kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj mori 53,86 për qind apo 25,326 vota.
Ndërsa, kundërkandidati i LVV-së, Artan Abrashi mori 46,14 për qind apo 21,699 vota.
Grafika:
Rezultatet
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, fiton Përparim Rama – ja rezultatet
Nga: A.M.
Një nga garat më interesante zgjedhor u zhvillua në Prishtinë.
Tani më, KQZ ka përfunduar numërimin e votave në kryeqytet, përcjell “Bota sot”.
Fitues doli kandidati i LDK-së, Përparim Rama mori 51,54 për qind apo 46,935 vota.
Ndërsa, kundërkandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku mori 48,46 për qind apo 44,126 vota.
Grafika:
Rezultatet
AAK fiton në Klinë, mposht PDK-në
Nga: A.M.
Ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Klinës.
Këtë komunë do vazhdojë ta qeverisë AAK, pas fitores së kandidatit të saj, Zenun Elezaj.
Elezaj mori 58,02 për qind ose 8,084 vota, përcjell “Bota sot”.
Kurse, Sokol Bashota i PDK-së mori 41,98 për qind ose 5,849 vota.
LVV ia merr Obiliqin LDK-së, Thaçi shpallet fitues
Nga: A.M.
Ka përfunduar numërimin e votave në Obiliq.
Për herë të parë këtë komunë do e qeverisë LVV, pas fitores së kandidatit të saj, Halil Thaçi.
Thaçi mori 51,09 për qind ose 6,441 vota, përcjell “Bota sot”.
Kurse, Xhafer Gashi i LDK-së mori 48,91 për qind ose 6,167 vota.
Bie bastioni i LDK-së, LVV fiton në Fushë Kosovë
Nga: A.M.
Komisioni Qendron i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Fushë Kosovë.
Fitues në këtë komunë doli Valon Prebreza i LVV-së me 54,99 për qind ose 10,583 vota, përcjell “Bota sot”.
Kurse, Besnik Osmani i LDK-së mori 45,01 për qind ose 8,664 vota.
Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.
Përfundon numërimi edhe në Vushtrri, fiton PDK
Nga: A.M.
KQZ ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Vushtrrisë.
Në këtë komunë, fitues doli Ferit Idrizi nga PDK me 54,27 për qind ose 14,427 vota, përcjell “Bota sot”.
Kurse, Sylejman Meholli i LVV-së mori 45,73 për qind ose 12,158 vota.
Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.