Limaj: Le të jetë kjo ditë simbol i përgjegjësisë qytetare

Aktuale

Limaj: Le të jetë kjo ditë simbol i përgjegjësisë qytetare

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 14:31
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në votime.

Limaj ka thënë se sot është një ditë ku secili ka mundësinë të japë kontribut për të ardhmen e komunave dhe vendit tonë.

“Sot është një ditë e veçantë për çdo qytetar, një ditë ku secili ka mundësinë të japë kontribut për të ardhmen e komunave dhe vendit tonë.

Le të jetë kjo ditë simbol i përgjegjësisë dhe i bashkangazhimit qytetar, një hap drejt zhvillimit dhe transparencës”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat