BE investuesi më i madh i ndihmës financiare me 3.7 miliardë euro në Kosovë

Aktuale

BE investuesi më i madh i ndihmës financiare me 3.7 miliardë euro në Kosovë

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se vlera e investimeve në Kosovë që nga viti 1999 është 3.7 miliardë euro, duke e bërë atë ofruesin më të madh të ndihmës financiare, raporton KosovaPress.

Në një postim në Facebook thuhet se BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës.

“Mbështetja e BE-së po bën ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.

Në çdo hap, BE-ja është për krah jush, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”, thuhet në postimin e BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat