Kadrijaj: AAK-ja do të jetë befasi e zgjedhjeve, do t’i zhgënjejmë ata që thonë se nuk e kalon pragun

Aktuale

Kadrijaj: AAK-ja do të jetë befasi e zgjedhjeve, do t’i zhgënjejmë ata që thonë se nuk e kalon pragun

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 12:37
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se AAK-ja është e konsiliduar dhe e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas saj, AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve duke zhgënjyër të gjithë ata që thonë se ky subjekt politik nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.

‘’AAK-ja është e konsiliduar dhe mirë e organizuar, ju i keni parë edhe rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale.

Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor sepse do të zhgënjehen.

AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve e cila do të arrijë rezultat dyshifror”, ka thënë ajo në një intervistë për RTV21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat