“Sa vizita i ka bërë ai në Hagë te Thaçi”/ Familja Imeri reagon ndaj Rugovës, Hamzës dhe përmend “yjet e listës së zezë”

Aktuale

“Sa vizita i ka bërë ai në Hagë te Thaçi”/ Familja Imeri reagon ndaj Rugovës, Hamzës dhe përmend “yjet e listës së zezë”

Nga: M.L. Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 12:46
Haki Imeri i vrarë paslufte dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka publikuar një reagim të ashpër kundër zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar disa figura dhe subjekte politike për, siç thonë ata, “manipulim të opinionit publik” dhe “përdorim të retorikës së vjetëruar politike”.

Në reagim thuhet se në skenën politike të Kosovës “ka nisur sezoni i kopallave të fshatit ‘Bedriu në Amerikë’”, duke ironizuar vizitat e fundit të politikanëve në SHBA dhe interpretimin e tyre në opinion.

Familja përmend vizitën e nënkryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, në SHBA, duke deklaruar se ai “shkon në Amerikë vetëm për t’i treguar popullit se Amerika e mban për zemër PDK-në”, ndërsa shton se “në listën e zezë amerikane janë pothuajse të gjitha ‘yjet’ e partisë”.

Në deklaratë përmenden edhe emra si Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci dhe Fatmir Limaj, për të cilët thuhet se “janë në listën e sanksioneve”. Familja shton se “nuk ka dashuri strategjike kur politikanët përmenden vetëm në rubrikën e sanksioneve”.

Reagimi vazhdon me kritika edhe për rikthimin e Ukë Rugovës në LDK, të cilin familja e quan “tregtar vizash”, duke pyetur publikisht “sa vizita ka bërë ai në Hagë te Hashim Thaçi”.

Postimi i plotë:

 

Miq

-Në skenën politike të Kosovës ka nisur sërish sezoni i kopallave të fshatit “Bedriu në Amerikë”.

-Vizitori i Hagës,tregtari i vizave , Uke Rugova, ‘rikthehet’ në LDK..

-Hibridet, telallet mediatik bërtasin prapë neve na 'do' Amerika.

-Ndërkohë Bedri Hamza shkon në SHBA vetëm për t’i treguar popullit se “ja, shikoni, Amerika na mban për zemër neve PDK-në”.

-Përsëri e njëjta kopallë e vjetër: “miqtë tanë strategjikë”.

-Por shtrohet pyetja e parë: si na paska dashur Amerika, kur në “listën e zezë” të saj janë pothuaj të gjitha “yjet” e partisë?

- Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, e flitet se edhe Fatmir Limaj iu paska bashkuar PDK kuptohet edhe ky ne listene zeze amerikane .

-Çfarë 'dashurie' është kjo, kur emrat e partisë përmenden zyrtarisht vetëm në rubrikën e sanksioneve?

- Por agjitropet , hibridet primitiv nuk e kuptojnë kete shekull..

-Natyrisht, për Bedriun kjo nuk ka rëndësi.

- Ai e di se mjafton një foto me ndonjë pallto në Uashington që njerëzit të mendojnë se po e pret Trumpi për drekë..

-Ndërkohë realiteti flet ndryshe.

-Amerika është e madhe, por jo aq sa t’i mbulojë gjithmonë hilet, e opozitarëve kosovarë..

-Për ta mbushur ditën me lajme, del edhe 'sensacioni tjetër':

- Uke Rugova, tregtari i vizave, ‘aderon’ në LDK.

-Lumir Abdixhiku shkon në shtëpinë e Fane Rugovës me buzëqeshje plot patetizëm, sikur sapo ka nënshkruar Marrëveshjen e Paqes në Lindjen e Mesme..

-Mirë mori Lume, a mund të na tregojë Uke Rugova sa vizita ka bërë me familje në Hagë te Hashimi?

-Kreu i NPK që babën e Uke Rugoves e kishte dënuar publikisht e politikisht..

-Këta politikanë , mashtrues klasik nuk e kuptojnë një gjë të thjeshtë: koha e kasetofonëve ka mbaruar.

-Qytetarët sot kanë internet, kanë humor që djeg më shumë se propaganda, e madje po përdorin edhe inteligjencën artificiale..

-Nuk ka më lavdi me kaseta. Ka ikur koha e lavdive te rreme..

Opoziarete e perjeteshem përpiqen të na shesin patriotizëm të skaduar në ambalazh të ri.

- Por populli , qytetari nuk u beson më fjalë të mëdha boshe dhe as nuk ha kashtë.

-Është koha që ta lëshojnë skenën politike.

Në vend të konferencave për shtyp, le të provojnë fatin me filxhan kafeje.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat