Pasi Osmani vizitoi kryetarin e Mitrovicës, reagon Hoti

Aktuale

Pasi Osmani vizitoi kryetarin e Mitrovicës, reagon Hoti

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 13:27
Avdullah Hoti

Pas vizitës që ia bëri sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani ish bashkpartiakut të saj Faton Peci i cili tashmë udhëheq më Komunën e Mitrovicës, ka reaguar ish-deputeti Avdullah Hoti.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake “Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike”.

Ai tha se shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues.

“Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar ndër të tjera Hoti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat