Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në bashkëpunime me ta

Aktuale

Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në bashkëpunime me ta

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 13:51
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.

Ai tha se marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike.

Haradinaj shtoi se vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar u morën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët.

“Nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.Në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova nuk ishte e vetmuar, ajo kishte miqësi të ndërtuara mbi besim, koordinim dhe respekt reciprok. E qysh me ia kthy shpinën aleatëve tanë?” – ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat