Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, e ka cilësuar muajin dhjetor si periudhë të lajmeve të mira për Kosovën, të cilat, sipas tij, “nuk kanë të ndalur”.
Avdyli ka përmendur si zhvillime pozitive njohjen e Kosovës nga Bahamat, heqjen e masave nga Bashkimi Evropian, si dhe përfshirjen e Kosovës nën ombrellën mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një ligji të veçantë.
Ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke theksuar blerjen e artilerisë amerikane nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke i cilësuar këto si arritje të rëndësishme për sigurinë dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.
Postimi i plotë:
Lajmet e mira të dhjetorit skanë të ndalur.
#Bahamas njohin shtetin e Kosovës
BE hoqi masat, SHBA me ligj e futi Kosovën nën ombrellën saj mbrojtëse , FSK blen artileri amerikane, e Lajmet tjera pozitive.
Tash ka mbet që pas vitit të ri, edhe partitë opozitare ti heqin sanksionet ndaj ndihmave Europiane duke votuar planin e rritjes, si dhe ti heqin sanksionet ndaj qytetarëve të saj.
Ju qytetarë të ndershëm të këtij vendi, keni rastin historik më #28dhjetor , me dhanë lajmin tjetër të madh për Kosovën, duke votuar për konstituimin e institucioneve, në mënyrë që #qeveriakurti3 të filloj punën.
Vota juaj , është votë për Kosovën.
Ty Kosovë mos tu ndalshin të mirat.
#haxhiavdyli27