Rama uron Kurtin për fitoren: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve

Aktuale

Rama uron Kurtin për fitoren: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 10:59
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren që shënoi partia e tij në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën një ditë më parë në Kosovë.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë tregojnë se partitë opozitare kanë mbetur dukshëm mbrapa në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan dje, 28 dhjetor 2025.

Krejtësisht ndryshe paraqitet situata për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), e cila ka arritur një fitore bindëse

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat