Mazreku dhe Berisha dyshohen se iu lëshuan qytetarëve para në emër të sigurimeve e një pjesë të tyre e morën vetë

Aktuale

Mazreku dhe Berisha dyshohen se iu lëshuan qytetarëve para në emër të sigurimeve e një pjesë të tyre e morën vetë

Më: 8 janar 2026 Në ora: 09:38
Mazreku dhe Berisha

Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve në vlera mijëra euro.

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në cash.

Mazreku dhe Berisha u arrestuan në aksionin që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Aksioni është në vazhdim dhe deri tani janë arrestuar disa persona nën dyshimin që kanë përfituar kundërligjshëm.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat