Graishta priti ambasadorin e Turqisë, në fokus siguria dhe bashkëpunimi

Aktuale

Graishta priti ambasadorin e Turqisë, në fokus siguria dhe bashkëpunimi

Më: 27 janar 2026 Në ora: 17:56
Foto nga takimi

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, i shoqëruar nga delegacioni i ambasadës turke.

Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me fokus në sigurinë e përgjithshme, ruajtjen e stabilitetit dhe forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Palët vlerësuan situatën aktuale të sigurisë dhe theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, njofton zyra për informim e kësaj drejtorie ttë Policisë.

Drejtori Graishta vlerësoi mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, ndërsa përfaqësuesit e Ambasadës Turke shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat