Çështja e Presidentit, Arben Gashi: Ka pasë ide që Ramush Haradinaj të mbledh nënshkrime, s’di a është konkretizu

Aktuale

Çështja e Presidentit, Arben Gashi: Ka pasë ide që Ramush Haradinaj të mbledh nënshkrime, s’di a është konkretizu

Më: 29 janar 2026 Në ora: 23:06
Ramush Haradinaj

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në një emision, se ka pasë ide që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me mbledh nënshkrime për për t’u bërë president.

Gashi tha se nuk e di sa është e konkretizuar kjo.

“Me aq sa kam parë, ka pasë ide qe Ramush Haradinaj me mbledh nënshkrime nga deputetët individualisht dhe grupet politike, por nuk e di se a është konkretizuar”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se LDK-ja nuk ka mundësi as të propozojë kandidat për president, sepse ka vetëm 15 deputetë.

Ai tha se duhen 40 nënshkrime të deputetëve për të propozuar dikë si kandidat.

Sipas tij, partisë fituese i takon që ta bëjë këtë, pasi i ka numrat për ta kandiduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat