​Ballafaqim me rezultatin dhe zhgënjimin, Abdixhiku hap Kuvendin e LDK-së

Aktuale

​Ballafaqim me rezultatin dhe zhgënjimin, Abdixhiku hap Kuvendin e LDK-së

Më: 31 janar 2026 Në ora: 12:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në hapje të Kuvendit, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nata e zgjedhjeve ishte pasqyrë, për çka theksoi se vetë paralajmëroi mbledhjen e Kuvendit.

"Pash se sa e vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie. Ose të mbyllesh në vetvete, ose të dalësh para njerëzve dhe të thuash që politika nuk është gjithmonë e drejtë", tha ai.

"Akti i parë i këtij obligimi moral është ballafaqimi me rezultatin, zhgënjimin dhe me vetveten", ka thënë Abdixhiku.

Ai para më shumë se 350 delegatë tha se u takon atyre që të vendosin për fatin e LDK-së.

"Po, përgjegjësia është e imja, po vendimmarrja për këtë përgjegjësi do t’ju kthehet juve dhe askujt tjetër. Unë kam zgjedhur që të dal para jush, jo pse e kam të lehtë, por është e domosdoshme. Sepse që ta kuptoni, LDK nuk është vetëm strukturë, por është shtëpia ime, familja ime", tha ai ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat