Kërkohet votim i fshehtë për Abdixhikun

Aktuale

Kërkohet votim i fshehtë për Abdixhikun

Më: 31 janar 2026 Në ora: 16:12
Lumir Abdixhiku

Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet.

Raportohet se Gazmend Muhaxheri ka kërkuar që votimi për kryetarin Lumir Abdixhikun të zhvillohet në mënyrë të fshehtë.

Tashmë është në dorë të delegatëve të vendosin si do të procesojnë tutje.

Votimi zhvillohet në kuadër të Kuvendit të Punës të partisë, ku 355 delegatë do të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo dorëheqjen e ofruar nga Lumir Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat