Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen dhe ka bërë thirrje për marshin “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet më 17 shkurt, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Këtë thirrje e bëri për të mbështetur dhe për të kërkuar asgjë më shumë se drejtësi ndaj ish – krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë tash e më shumë së pesë vjet.
Postimi
“Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.