U kërkua dënimi për 45 vjet: Rron Gjinovci ‘parashikon’ mbrojtjen – “S’kanë qenë në Kosovë dhe s’kanë vendosur për asgjë”

Aktuale

U kërkua dënimi për 45 vjet: Rron Gjinovci ‘parashikon’ mbrojtjen – “S’kanë qenë në Kosovë dhe s’kanë vendosur për asgjë”

Nga: N.E Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 13:50
Aktivisti Rron Gjinovci

Kimberly West, kryeprokurore e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka kërkuar të hënën nga 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndërsa, të mërkurën dhe të enjten do të paraqiten dëshmitë e mbrojtjes dhe të akuzuarve në Hagë dhe për këtë ka folur aktivisti Rron Gjinovci.

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj qasjes së mbrojtjes në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si të parashikueshme dhe të mbështetur në mohimin e plotë të çdo aktiviteti apo përgjegjësie lidhur me periudhën e luftës në Kosovë.

“Menxi s’po pres me ngu mbrojtjen në gjykatën speciale ka e mohon çdo aktivitet të kulshedrave dhe dragonjve me argumentet: ose ‘ata nuk ndodheshin fare në Kosovë’, ose ‘ata nuk kishin fuqi vendimmarrëse në strukturat e UÇK-së’”, ka shkruar Gjinovci.

Sipas tij, kjo linjë mbrojtjeje synon të minimizojë ose të zhdukë çdo rol të mundshëm të individëve të përfshirë, duke u mbështetur në argumente që, siç lë të kuptohet ai, janë më tepër teknike sesa thelbësore. Gjinovci vlerëson se një qasje e tillë nuk i shërben zbardhjes së së vërtetës, por krijon perceptimin e një distance artificiale nga realiteti i asaj kohe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat