Nesër me fillim të orës 12:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional.
Në një deklarim publik, ai tha: “Na priftë e mbara”.
Më poshtë postimi i plotë i Zemajt:
Dje janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.
Nesër mbahet seanca konstituive për krijimin e institucioneve të reja të vendit, një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional.
Një vit e më shumë pa institucione të qëndrueshme e me duplifikim të pozicioneve ekzekutive eshtě krijuar vakum institucional dhe qeverisje e dobët, gjendje kjo që ka vështirësuar jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë.
Neve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, na priftë e mbara!