​LVV pritet të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Aktuale

​LVV pritet të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 14:40
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Kështu merr vesh KP nga burime brenda kësaj partie.

Seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë do të mbahet sot prej orës 17:00.

Albulena Haxhiu, në gjashtë tentime legjislaturën e kaluar nuk ka siguruar votat e nevojshme për të marrë postin e kryeparlamentares.

Pas konstituimit të Kuvendit, zyrtarë të lartë të LVV-së kanë theksuar se do të thërrasin edhe një seancë tjetër gjatë mbrëmjes për formimin e qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat