Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie.
Ai shtoi se komuniteti serb në Kosovë nuk ka asgjë kundër popullit shqiptar, por do të kundërshtojë politikat që, sipas tij, synojnë largimin e serbëve nga Kosova.
Ai u ankua se një ministri iu dha një personi që "nuk përfaqëson popullin serb", duke aluduar në Nenad Rashiqin, i emëruar në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
“Ai mandatin në Parlament e ka marrë me vota në vende ku me dekada s’ka serbë. Nuk ishin vota serbe. Keni të drejt ta emëroni ministër, por e dini se kurrë s’do të jetë ministër që përfaqëson serbët. Për të gjitha këto që keni bërë, për shkeljet e bëra, Lista Serbe s’do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie”, tha Simiq.
Partia e Rashiqit fitoi vetëm një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe nëntë.