VV: Kurti më i votuari në histori, nis mandatin e ri

Aktuale

VV: Kurti më i votuari në histori, nis mandatin e ri

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 22:53
Pamje nga seanca ku u votua Qeveria e re e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar formimin e Qeverisë Kurti 3.

Përmes një postimi në Facebook partia thekson se Kurti, si kryetar i saj dhe kryeministër, ka fituar zgjedhjet që nga viti 2017, duke rritur vazhdimisht mbështetjen për Vetëvendosjen.

Sipas këtij subjekti politik, në zgjedhjet e fundit Kurti ka thyer rekord si kandidati më i votuar në historinë e Kosovës, me 403,521 vota. Po ashtu, Vetëvendosje thekson se ka fituar dy palë zgjedhje me mbi 50 për qind të votave dhe ka qeverisur për herë të parë me mandat të plotë.

Në reagim thuhet se Kurti nis një mandat të ri si kryeministër, pas zgjedhjeve të fituara me sloganin “Siguri dhe Begati”.

Postim i plotë:

Urime Qeveria Kurti III me Kryeministër Albin Kurti

Kryetari dhe Kryeministri, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve që nga 2017, ka rritur në vazhdimësi mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke thyer disa rekorde si njeriu më i votuar në historinë e Kosovës me 403,521 vota në zgjedhjet e fundit. Ai ka fituar dy palë zgjedhje me mbi 50% të votave dhe ka qeverisur për herë të parë me mandat të plotë. Tani po nis një mandat të ri si kryeministër, në zgjedhjet që i ka fituar me slloganin “Siguri dhe Begati”.

Urime të gjithëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat