“A ishte Adem Jashari pjesë e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale"?! Avokati i Rexhep Selimit vazhdon fjalën përmbyllëse

Aktuale

“A ishte Adem Jashari pjesë e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale"?! Avokati i Rexhep Selimit vazhdon fjalën përmbyllëse

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 07:43 Përditësuar në ora: 17:55 më 12.02.2026
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts

Avokati: Rexhep Selimi si inspektor i përgjithshëm nuk ka qenë mbi drejtoritë

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Selimi si inspektor i përgjithshëm nuk ftohej në takimet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe se ai nuk ka qenë mbi drejtoritë.

Ai gjatë parashtrimeve përmbyllëse foli edhe për fjalimin në varrimin e mësuesit Halit Geci, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht.

Mbrojtja e Selimit tha se ka qenë fjalim klasik propagande në rrethanat e kohës dhe se i njëjti reflekton shënimet e Selimit për rezistencë kundër armikut.

Këtë ai përmendi për të treguar pretendimet e ZPS-së lidhur me këtë fjalim të mbajtur në varrimin e mësuesit Halit Geci.

Ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit do të vijojë edhe ditën e nesërme me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse.

Mbrojtja e Selimit: Prokuroria dështoi të vërtetojë akuzat

Në Gjykatën Speciale pasdite ka nis shpalosjen e fjalës përmbyllëse ekipi mbrojtës i ish-deputetit, Rexhep Selimi. Avokati i tij, Geoffrey Roberts deklaroi se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm dhe se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar të vërtetojë krimet e pretenduara.

Robert në hyrje të shpalosjes së fjalës përmbyllëse tha se “ndryshe nga prokuroria ata nuk kanë asgjë për të fshehur lidhur me natyrën dhe përmbajtjen e provave të tyre”.

Roberts: Selimi është tërësisht i pafajshëm

“Selimi është tërësisht i pafajshëm për secilin prej krimeve të pretenduara në aktakuzë siç e ka vërtetuar mbrojtja në mënyrë të gjerë në dosjen përfundimtare. ZPS thjesht nuk ka arritur të përmbush detyrimin e saj për të vërtetuar asnjërën prej këtyre krimeve të pretenduara përtej dyshimit të arsyeshëm kaq është dhe kjo është çështja jonë me pak fjalë qëndrimi jonë...ZPS duhet të paraqes që janë koherent edhe relevante dhe dëshmi për t’i dëshmuar pretendimet kundër Selimit përtej dyshimit të arsyeshëm në të gjitha këto aspekte ZPS ka dështuar ta bëjë këtë në mënyrë më se të qartë“, tha ai.

Në seancën e sotme mbrojtja e Kadri Veselit e përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të cilën e nisi ditën e mërkurë. Ndërsa, fjalën përmbyllëse tashmë e kanë përfunduar ekipi mbrojtës i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Zyra e Prokurorit të Specializuar, si dhe mbrojtja e viktimave.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.

Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kryeprokurorja Kimberly Ëest ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Avokati i Rexhep Selimit pyet: A ishte Adem Jashari pjesë e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale"?!

Ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit nisi deklaratën përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton nga Haga Agjencia e lajmeve, Kosovapress.

Avokati Geoffrey Roberts tha se Rexhep Selimi është i pafajshëm për secilën pikë të aktakuzës.

Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar tërësisht, siç u shpreh ai, në individualizimin e veprave të Selimit.

Avokati i Selimit tha se nuk ka asnjë dëshmi se klienti i tij ka shkruar komunikata dhe nuk ka as bazë për t'ia atribuar këto përgjegjësi të akuzuarve.

Më tej, ai tha se Prokuroria mbështetet në vlerësime jorelevante.

Teksa foli për pretendimet për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, avokati i Selimit pyeti: "A ka qenë zotëri Adem Jashari pjesë e ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale?".

Mbrojtja kërkon lirimin e Kadri Veselit nga të gjitha akuzat

Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në procesin më të madh gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së. Avokati i Veselit, Rodney Dixon tha se Kadri Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe kërkoi nga trupi gjykues që pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar t’i hedhë poshtë, për shkak të mungesës së provave.

Dixon, i cili shpalosjen e fjalës përmbyllëse në Hagë e nisi që nga dje, tha se Kadri Veseli nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve, të cilat e ngarkon ZPS-ja.

Dixon: Klienti im është tërësisht i pafajshëm

“Klienti im nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve, të cilat pretendon Prokuroria se i ka kryer...ZPS duket se po na tërheqë zvarrë me vete me kaosin e mbretit të mizave. Sipas ZPS çdo lloj asoocimi ka kuptim derisa i shërben asaj dhe si rezultat sipas nesh ZPS nuk mbështet dhe nuk konfirmon absolutisht asnjë prej akuzave të tij dhe nga ana tjetër ka shumë pika, të cilat mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm dhe ne parashtrojmë që qëndrimi i prokurorisë duhet të hedhet poshtë“, tha ai.

Avokati, Dixon tha se Kadri Veseli meriton gjykim të drejtë, lirim dhe të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat, në të kundërtën, siç tha, do të ishte padrejtësi e madhe.

Dixon:Veseli i duhet gjykim i drejtë, duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm

“Është gabim që ZPS të ndjek persona si Veseli në mënyrë të kotë me shpresën që do të sjell një zgjidhje shpirtërore për viktimat. Mund të shohim nga reflektimi bosh i ZPS-së se ne nuk mund të paraqesim këtë “ndërmarrje të përbashkët kriminale” pa përbënin e shërbimit të zbulimit...13’24’21 Drejtësia është një konstante që jep personi dhe viktima atë që meriton dhe viktimave meritojnë atë që iu përket atyre, ashtu siç edhe meriton zotëri Veseli atë që i përket atij. Meriton pra gjykim të drejtë dhe të duhur, ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, ndryshe do të ishte një padrejtësi e madhe ”, tha Dixon.

Avokati Dixon tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon që Veseli ka lehtësuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së dhe ka dhënë informacionin që ka shërbyer si bazë për ato komunikata.

Megjithatë, ai thekson se nuk ekziston asnjë provë konkrete që e lidh Veselin me këto komunikata dhe i cilëson pretendimet si të përgjithshme, të paqarta dhe të pabazuara.

Dixon: ZPS po e lidh Veselin me komunikatat e UÇK-së pa asnjë provë

“Sipas ZPS-së, klienti im ka lehtësuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së që ka formuar shtyllën kurrizore të politikave, bashkëpunëtorëve, klienti im ka ofruar gjithë shtyllën kurrizore faktike për të gjitha komunikatat e deklaratat dhe thuhet gjithashtu se ai ka dhënë informacionin që është pasqyruar më pas në këto komunikatat e gjithë gjëja vinte prej tij sipas ZPS. Ndërkohë, që nuk ka asnjë pikë prove që mbështet këtë pretendim të ZPS është e nevojshme të krijohet një lidhjes mes Veselit dhe komunikatave në njëfarë mënyrë sepse kjo ai është e vetme mënyrë ai lidhet me krime. Megjithatë, kjo është mënyrë dëshpëruese e ZPS-së për të fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë që mbështet apo konfirmon këtë gjë. Edhe gjuha që ka përdorur ZPS është e vagullt, e përgjithshme. ZPS thotë se Veseli ka marrë, vlerësuar dhe ka dhënë e transferuar, ka dhënë informacion inteligjent që ka formuar bazën e komunikatave”, u shpreh Dixon.

Pas pauzës së drekës, do të vijohet me deklaratën përmbyllëse të ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.

Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit

Mbrojtja e Kadri Veselit, saktësisht avokat i tij Rodney Dixon ka thënë fjalët përfundimtare për rreth 3 orë e gjysmë për klientin e tij.

Pas fjalëve të fundit për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, radhën e ka mbrojtja e Rexhep Selimit.

Seanca pritet të rifillojë në orën 14:30.

Mbrojtja: Veseli është tërësisht i pafajshëm

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, kërkoi që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, në të kundërtën tha se do të ishte “një padrejtësi e madhe”.

“Veseli meriton një vendim të drejtë dhe të duhur ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh e kundërta, do të ishte një padrejtësi e madhe”, tha Dixon në fund të fjalës përmbyllëse.

Sipas tij, Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe Prokuroria nuk ka arritur të konfirmojë asnjë akuzë.

“Dhe, nga ana tjetër ka shumë pika që mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm. Ne parashtrojmë që parashtrimi i prokurorisë të hidhet krejtësisht poshtë”, tha ai.

Dixon tha se 155 viktimat e përfshira në këtë rast meritojnë “të gjejnë paqe dhe qetësi”, por shtoi se është gabim që ZPS-ja të ndjekë persona si Veseli, për të arritur qëllimin që të sjellë “qetësi shpirtërore për viktimat”.

Pas mbrojtjes së Veselit, gjatë ditës do të nisë paraqitjen e deklaratave përmbyllëse mbrojtja e Rexhep Selimit.

Dixon kundërshton pretendimin se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacione nga Veseli

Avokati i Veselit, Dixon tha se ZPS-ja pretendon se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacionet e inteligjencës të dhëna nga klienti i tij.

“Nuk ka asnjë pikë prove” për këtë pretendim, tha Dixon.

Ai tha se pretendimi për të krijuar lidhje mes komunikatave dhe Veselit është e vetmja mënyrë që ai të lidhet me krime.

“Por, kjo është një mënyrë dëshpëruese e ZPS për të fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë”, tha Dixon.

Sipas tij, ZPS pretendon ta lidhë Veselin me komunikatën 80, që tha se u lëshua në qershor 1999, kur, sipas Dixonit, Veseli nuk ishte më në krye të shërbimit zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.

​Mbrojtja e Veselit përfundon deklaratën përmbyllëse

Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Rodney Dixon ka përfunduar deklaratën përmbyllëse.

Ne fund të shpalosjes sa fjalës përfundimtare ai ka thënë se Veseli meriton "gjykim të drejtë dhe të shpallet i pafajshëm".

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ai tha se nuk ka asnjë provë që argumenton akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime te pretenduara lufte.

Pas pauzës së drekës, do të vijohet me deklaratën përmbyllëse të ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.

Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Për aktivitetin e SHIK-ut

Avokati i Veselit është duke i thënë panelit gjyqësor se nuk qëndron asnjë pretendim i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) lidhur me angazhimin e klientit të tij në periudhën e luftës, andaj, sipas tij, Prokuroria po përpiqet që të gjejë diçka në periudhën pasluftës, në mungesë provash.

“Kur Veseli flet për zhvillimin e Shërbimit Informativ i Kosovës (SHIK) pas luftës, ajo s’ka të bëjë fare me atë që mund të ketë ndodhur gjatë luftës. Nëse pas luftës po konsiderohej marrja e ndonjë informacioni, kjo nuk do të thotë se diçka e tillë ka ndodhur edhe gjatë luftës. Në fakt ata nuk mund ta bënin këtë gjatë luftës”.

Ai është ndalur edhe te referenca për bashkëpunëtorët, duke thënë se edhe këtu kemi të bëjmë vetëm me punën e SHIK-ut pas luftës.

“Nuk ka asgjë të paligjshme që të ekzistojë një strukturë e shërbimeve të zbulimeve civile që merret me çështjet dhe rreziqet e sigurisë. Prokuroria e neglizhon dhe nuk e përmend se Veseli e ka bërë absolutisht të qartë se nuk bëhej fjalë për hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve. Kjo ishte pas luftës, e gjitha është në intervistë, por është injoruar tërësisht nga Prokuroria”.

Shpërbërja e SHIK-ut është bërë publike menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 2008.

Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kanë qenë dele që kalonin gjatë natës

Në deklaratën e tij përmbyllëse, avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin, deklaroi se nuk mund të injorohet ajo se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë dhe se ata nuk kanë qenë thjesht “dele që kalonin gjatë natës”.

“Ju nuk mund të injoroni atë e çfarë ka bërë Serbia sikur Serbia të ishin thjesht dele që kalonin gjatë natës”, tha Dixon, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se në Kosovë ka pasur aparteid ngjashëm qysh si ndodhur në Afrikën e Jugut. Por, për dallim të fundit kishin kërkuar falje ndaj viktimave, ndërsa Serbia ka akuzuar persona që kanë vuajtur nën sistemin e tyre.

“(Ata në Afrikën e Jugut) kërkuan ndjesë për atë se çfarë kishin bërë. Në Kosovë, arkitektët serbë dhe ekzekutuesit e bënë të kundërtën. Ata akuzuan persona që kanë vuajtur në atë sistem dhe kërkuan që ata që kanë vuajtur të gjykoheshin dhe në fakt jo vetëm kaq por dhanë prova që kjo të bëhej për t’iu thënë ndërkombëtarëve që ‘ju kemi thënë se këta të UÇK-së janë rrugaçë e janë të pabindur. Ne kemi pasur të drejtë për atë se çfarë kemi bërë në Kosovë”, tha Dixon.

Përpara kësaj, Dixon tha se angazhimi i Kosovës ndaj drejtësisë duhet të përgëzohet.

“Ngjarjet që mbulon kjo çështje gjyqësore kanë ndodhur 25 vite më përpara ndërkohë që procesi gjyqësor nuk është se ndiqet shumë jashtë Kosovës. Megjithatë, në një peizash ndërkombëtar që përfshinë shtete që atashohen me gjykatat ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që të theksohet se Kosova ka dhënë mbështetjen e plotë. Kështu që për këtë arsye angazhimi i Kosovës ndaj drejtësisë duhet të përgëzohet dhe duhet të jepet roli që meriton në shtete dhe në kombe të ndryshme në botë dhe duhet të sigurohet respektimi i sundimit të ligjit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat