Prishtina nuk është përfshirë në Projektbuxhetin e vitit 2026, i cili është miratuar fillimisht në Qeverinë e Kosovës dhe më pas është proceduar për shqyrtim në Komisionin për Buxhet në Kuvendin e Kosovës,
Lidhur me këtë çështje, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thirrur konferencë për media, e cila do të mbahet të dielën në orën 14:00, në objektin e vjetër të Komunës, në Sallën e Konferencave, raporton KosovaPress.
“Ju njoftojmë se Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhetin e Kosovës. Detajet e konferencës: Vendi: Objekti i vjetër i Komunës, Salla e Konferencave, ora: 14:00”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndërkaq, më 6 shkurt 2026, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026 për Komunën e Prishtinës.
Në anën tjetër, pas miratimit të Projektbuxhetit 2026 në Qeverinë e Kosovës të enjten, shqyrtimi i parë i projektligjit për buxhetin, në vlerë rreth 4 miliardë euro, ishte paraparë të bëhej të premten në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, kjo pikë është shtyrë të shqyrtohet për të hënën, në orën 10:00.