Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë

Aktuale

Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 13:20
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dërguar mesazhe urimi pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë Kurti 3.

Në emër të partisë që ai drejton, Berisha ka uruar deputetët e zgjedhur për betimin, kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Poashtu, ai ka uruar edhe Kurtin dhe kabinetin e tij qeveritar, duke uruar suksese në mëdha në jetësimin e prograimit për zhvillim.

Postim i plotë:

Urim!

Të dashur miq, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe demokratike në Kosovë, gjatë javës që lamë pas u konstituua Kuvendi dhe u votëbesua qeveria e re, Kurti lll (3).

Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike, uroj të gjithë deputetët e zgjedhur për betimin e tyre, Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit. Po ashtu, i uroj zotit Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar suksese të mëdha në jetësimin e programit për zhvillim, mirëqenie dhe integrim evropian e euro-atlantik të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat