Ish minatori Tahiri kujton grevën në Trepçë të ’89-ës: Rrezikuam jetën për mbrojtjen e autonomisë

Aktuale

Ish minatori Tahiri kujton grevën në Trepçë të ’89-ës: Rrezikuam jetën për mbrojtjen e autonomisë

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 17:50
Ish-minatori i Trepçës, Enver Tahiri

Ish-minatori i Trepçës, Enver Tahiri, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka rrëfyer për grevën e minatorëve në përvjetorin e saj.

Ai ka treguar se më 23 shkurt të vitit 1989 ndodheshin në horizontet e minierës së Trepçës në Stantërg, ku ishin betuar me kolegët se pa u realizuar kërkesat e tyre nuk do të dilnin të gjallë nga aty.

“E kemi rrezikuar edhe jetën, e kemi rrezikuar edhe familjen.

Arsyeja pse kemi hyrë në minierë dihet, sepse armiku ose Serbia në atë kohë na ka bërë presione të ndryshme dhe filloi suprimimin e autonomisë, një të drejtë që e kishim si njësi federale e ish-Jugosllavisë”, ka thënë ai, duke kujtuar momentet e grevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat