​Kusari–Lila takon ambasadorin e Turqisë, bisedohet për zbatimin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë

Aktuale

​Kusari–Lila takon ambasadorin e Turqisë, bisedohet për zbatimin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 20:18
Pamje nga takimi

Zbatimi i Marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ishte pika kryesore e diskutimit në takimin e sotëm të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila dhe ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Sipas njoftimit të MINTI-t në këtë takim u diskutua edhe bashkëpunimi institucional me theks të veçantë në uljen e deficitit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, në njoftim thuhet se temë e këtij takimi ishte edhe organizimi i Forumit të dytë ekonomik Kosovë–Turqi, i cili këtë vit do të mbahet në Kosovë, duke krijuar mundësi të reja për lidhje biznesore dhe investime.

“Si Qeveri dhe si ministri, do të punojmë intensivisht në zhvillimin e parqeve industriale dhe në mbështetjen e kompanive vendore dhe të huaja, të cilat e shohin Kosovën si destinacion të volitshëm për investim”, tha ministrja Kusari-Lila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat