Halilaj paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë

Aktuale

Halilaj paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë

Më: 5 mars 2026 Në ora: 22:41
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Presidentin e ri të vendit.

Sipas tij, nëse dështon procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit në seancën që pritet të mbahet së shpejti, vendi mund të përballet me një situatë të re politike që do të çonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kuvendi i Kosovës është thirrur për seancë ku pritet të zhvillohet votimi për zgjedhjen e Presidentit.

Ndërsa, mbetet të shihet nëse do të arrihet numri i nevojshëm i votave për zgjedhjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat