Pas takimit me Haradinaj tregon datat e mundshme për zgjedhje të reja

Aktuale

Pas takimit me Haradinaj tregon datat e mundshme për zgjedhje të reja

Më: 6 mars 2026 Në ora: 14:23
Ramush Haradinaj

Kryetari në dorëheqje i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar mospjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar si “një shije të keqe”.

“Një shije e keqe ishte mospjesëmarrja e Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj qeverisës, ndërsa edhe Lista Serbe mungoi në takim, është e pakuptimet mos pjesëmarrja e tyre.”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione, por mund të ketë edhe datë tjetër.

“Në opsion janë datat 5, 12 dhe 19 prill, mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, varësisht prej zhvillimeve. Ne nuk kemi një datë të preferuar, sepse tash jemi në auto pilot. Ne i respektojmë cilëndo datë”, tha Haradinaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat