“7000 vetë kanë votu në Mynih”- Abdixhiku tregon çka i tha baca Rifat për LDK-në: Revolen se kom hjekë prej shoke mos..

Aktuale

“7000 vetë kanë votu në Mynih”- Abdixhiku tregon çka i tha baca Rifat për LDK-në: Revolen se kom hjekë prej shoke mos..

Nga: M.L. Më: 6 mars 2026 Në ora: 14:40
Foto nga vendngjarja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar për një bisedë që pati sot me bacën Rifat Jashari gjatë vizitës në kullën e familjes Jashari në Prekaz.

Sipas Abdixhikut, Rifat Jashari gjatë takimit ka folur për kohët e para të organizimit politik të LDK-së dhe për përkushtimin ndaj procesit të votimit të mërgatës në vitet e hershme të lëvizjes për liri.

Ai citoi fjalët e Jasharit:

“Tonë jemi bashkë. Bashkë jemi!

E para parti u kanë. U kanë lëvizje, u kanë LDK-ja.

7000 vetë kanë votu në Mynih. Une e kom rujtë sanakun. Janë gjinja gjallë. As s’jam shku me hongër bukë, veç një ujë. Në emër të Zotit, revolen se kom hjekë prej shoke, mos po ma vjedhë kush naj votë!”

Vizita u zhvillua me rastin e homazheve në kuadër të manifestimit "Epopeja e UÇK-së" dhe rënies heroike të familjes Jashari.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat