Shefi i deputetëve të PDK-së viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Aktuale

Shefi i deputetëve të PDK-së viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Më: 16 mars 2026 Në ora: 17:09
Arian Tahiri

hefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë.Tahiri ka thënë se hyrja në ambientet e paraburgimit në Hagë ishte një moment i rëndë dhe plot emocione.

Tahiri në Facebook ka shkruar se çdo hap drejt atij takimi ta kujton sakrificën dhe historinë që këta burra bartin.

Postimi i plotë:

Hyrja sot në ambientet e paraburgimit në Hagë ishte një moment i rëndë dhe plot emocione. Çdo hap drejt atij takimi të kujton sakrificën dhe historinë që këta burra mbartin.

Pata nderin të takoj Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli, dy figura që në momentet më të vështira qëndruan në ballë të rrugëtimit tonë për liri. T’i shohësh sot prapa mureve të burgut, larg familjeve dhe vendit për të cilin sakrifikuan gjithçka, të prek thellë në shpirt.

Megjithatë, edhe në këto rrethana, qëndrimi, dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm. Historia e Kosovës është e lidhur ngushtë me sakrificën e tyre dhe të shumë të tjerëve.

Me respekt të veçantë kujtoj edhe Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po ashtu po përballen me këtë padrejtësi larg familjeve dhe atdheut.

Kosova nuk harron.

E vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat