Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit

Aktuale

Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit

Më: 18 mars 2026 Në ora: 18:06
Kadri Veseli

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit.

‘‘Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi për Veselin (mars 2026)

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit.

Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera’’, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat