“E ardhmja nis sot”/ Çfarë po paralajmëron këshilltarja e Presidentes Osmani?

Aktuale

“E ardhmja nis sot”/ Çfarë po paralajmëron këshilltarja e Presidentes Osmani?

Nga: A.SH Më: 4 prill 2026 Në ora: 17:59
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë zyrtarisht detyrën si ushtruese e presidentes së vendit, pasi mandatit të presidentes së deritanishme, Vjosa Osmanit, i përfundon sonte në mesnatë.

Dorëzimi i detyrës u bë të shtunën pasdite, gjatë një ceremonie të mbajtur në zyrën e presidentes në Prishtinë.

Osmani u shpreh e kënaqur që po ia lë këtë përgjegjësi një gruaje, duke shtuar se shpreson që edhe presidenti i ardhshëm i Kosovës të jetë po ashtu grua.

“Të jesh kreu i shtetit dhe njëkohësisht ta udhëheqës politikën e jashtme të vendit, ushtrinë e shtetit dhe ta përfaqësosh unitetin e popullit, janë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, tha Osmani.

Këshilltarja e Osmanit, Meliza Haradinaj, ka paralajmëruar se e ardhmja nis sot.

“E ardhmja nis sot 🇽🇰

Vjosa Osmani”, ka shkruar Haradinaj krahas fotos me Osmanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat