I vazhdohet paraburgimi i Hashim Thaçit

Aktuale

I vazhdohet paraburgimi i Hashim Thaçit

Më: 10 prill 2026 Në ora: 18:13
Hashim Thaçi

Në vendimin e tij të fundit për rishikimin e paraburgimit të datës 10 prill 2026, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit.

"Trupi Gjykues konstatoj se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera", njofton Specialja.

Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, ku po përballet me drejtësinë në kuadër të Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai është në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë (1998–1999).

Procesi gjyqësor është ende në zhvillim dhe përfshin edhe ish-figura të tjera të larta të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat