Albulena Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj, falënderon për ngushëllimet

Aktuale

Albulena Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj, falënderon për ngushëllimet

Më: 11 prill 2026 Në ora: 09:13
Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se varrimi i babait të saj do të bëhet nga ora 17:00 në fshatin Lupç të Podujevës.

Haxhiu më herët njoftoi se humbi babanë e saj, duke thënë se nuk do ta harrojë kurrë atë që e quajti si mbështetësin e saj kryesor.

Njoftimi i Haxhiut:

Të dashur miq e familjarë,

ju njoftojmë se sot, në orën 17:00, në fshatin Lupç të Podujevës, do t’i japim lamtumirën e fundit babit tonë të dashur.

Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet në këto momente të rënda.

Me mirënjohje të thellë,

Familja Haxhiu

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat