Maqedonci me Barisiq, diskutojnë për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes

Aktuale

Maqedonci me Barisiq, diskutojnë për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes

Më: 16 prill 2026 Në ora: 18:08
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisiq.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ministri Maqedonci e ka njoftuar ambasadoren kroate për objektivat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, duke përfshirë konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në takim, gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet ministrive përkatëse, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes dhe potencialin për bashkëprodhim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se ambasadorja kroate e ka vlerësuar orientimin e Republikës së Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, si dhe rolin e saj në forcimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Raporti i plote:

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Danijela Barišić.

Gjatë takimit, Ministri Maqedonci e njoftoi Ambasadoren Barišić për objektivat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, duke përfshirë konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, zhvillimin e industrisë së mbrojtjessi dhe fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat