Vdekjet në vendin e punës, Hoti takohet me Shoqatën e Ndërtimit

Aktuale

Vdekjet në vendin e punës, Hoti takohet me Shoqatën e Ndërtimit

Më: 22 prill 2026 Në ora: 13:32
Andin Hoti

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti është duke zhvilluar një takim me Shoqatën e Ndërtimit në Kosovë.

Në këtë takim do të diskutohet situata aktuale në sektorin e ndërtimit.

Fokus të veçantë do të jenë rastet e fundit të humbjeve të jetës në vendin e punës dhe sigurinë në punë.

Pas takimit do të ketë deklaratë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat