Ambasadori Whitaker vlerëson Kosovën për blerjen e pajisjeve mbrojtëse amerikane

Aktuale

Ambasadori Whitaker vlerëson Kosovën për blerjen e pajisjeve mbrojtëse amerikane

Më: 22 prill 2026 Në ora: 20:46
Ambasadori Matthew Whitaker me kryeministrin Albin Kurti në kryeministri

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka treguar për takimet që i zhvilloi në Prishtinë me krerët e shtetit.

Takimet me U.D. të Presidentit, Albulena Haxhiu, me kryeministrin Albin Kurti dhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ai i quajti produktive.

Në një postim në X, ai e vlerësoi angazhimin e Kosovës edhe për blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga ShBA-ja.

“Kosova po rritet si kontribuuese në fushën e sigurisë, nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”.

“E përshëndes angazhimin e Kosovës për blerjen e pajisjeve mbrojtëse amerikane dhe bazën e saj në rritje të industrisë së mbrojtjes. Partnerë më të fortë sjellin një të ardhme më të sigurt”, potencoi Whitaker.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat