​Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca

Aktuale

​Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca

Më: 23 prill 2026 Në ora: 21:08
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seancaKuvendi i Kosovës nesër (e premte) do të mbajë dy seanca.

Në orën 10:00 mbahet seancë e veçantë: ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Ndërsa, në orën 11:00 mbahet seanca plenare, në të cilën janë mnë redn dite dhjetë pika

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes

Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes

Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa

e dyte, objektivi 1,

6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,

9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit

shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,

10. Propozimi i Grupit parlamentar "Multietnik" për zëvendësimin e deputetëve në komisione

parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat