​Osmani për aktgjykimin Banjska: Hapi i parë drejt drejtësisë, urdhërdhënës Vuçiq dhe ekzekutues Radoiçiq

Aktuale

​Osmani për aktgjykimin Banjska: Hapi i parë drejt drejtësisë, urdhërdhënës Vuçiq dhe ekzekutues Radoiçiq

Më: 24 prill 2026 Në ora: 17:19 Përditësuar në ora: 18:26 më 24.04.2026
Vjosa Osmani shkon në familjen e Afrim Bunjakut pas vendimit

​Osmani për aktgjykimin Banjska: Hapi i parë drejt drejtësisë, urdhërdhënës Vuçiq dhe ekzekutues Radoiçiq

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, në lidhje me aktgjykimin dënues për rastin Banjska, tha se derisa nuk dorëzohet kryeterroristi serb Milan Radoiçiq me të tjerët, drejtësia asnjëherë nuk do të jetë e plotë.

Osmani pas vizitës në familjen Bunjaku, tha për KosovaPress se ky është vetëm hapi i parë drejt drejtësisë, duke theksuar se urdhërdhënësi i këtij akti terrorist ishte presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Osmani: Hapi i parë drejt drejtësisë, urdhërdhënës Vuçiq dhe ekzekutues Radoiçiq

“Është vetëm hapi i parë drejt drejtësisë, për shkak se urdhërdhënësi i aktit terrorist në Banjskë ka qenë Vuçiqi, ekzekutuesi kryesor ka qenë Radoiçiq me shumë terroristë të tjerë, prandaj përderisa nuk dorëzohet Radoiçiq dhe të tjerë që kanë ndihmuar në ekzekutimin e këtij akti të agresionit, drejtësia asnjëherë nuk do të jetë e plotë. Ky ishte hapi i parë, prandaj deshëm të jemi afër familjes që ka dhënë aq shumë historikisht e që sakrificën e fundit e ka pasur përmes heroit Afrim Bunjaku i cili e dëshmon se liria nuk është e mirëqenë”, tha Osmani.

Osmani tha se Bunjaku e ka mbrojtuar atdheun me jetë, andaj duhet punuar që amaneti i tij të vazhdohet në mbrojtje të vendit.

Osmani: Liria, pavarësia e integriteti territorial duhet gjithnjë të mbrohet me çdo kusht

“Që si liria, ashtu edhe pavarësia e integriteti territorial i vendit tonë duhet gjithnjë të mbrohet me çdo kusht. Afrim Bunjaku e ka mbrojtur me jetë. Lavdi përjetë Afrim Bunjakut i lehtë i qofte dheu i Kosovës. Ne të gjithë bashkë duhet të punojmë që amaneti i tij të vazhdojë dhe ta mbrojmë Kosovën”, u shpreh Osmani.

Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveccanit më 24 shtator 2023.

Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim.

Ky i fundit nuk u mirëprit nga familja Bunjaku të cilët u shpreh se ndjehen të fyer e të dëshpëruar.

Ata kërkuan nga avokati i tyre të dërgohet një ankesë në Gjykatën e Apelit.

Përvecc kësaj, ata kërkojnë që sa më parë të sjellën para drejtësisë kryeterroristi Milan Radojcciq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit.

Rikujtojmë se me 24 shator të 2023 në Banjskë të Zveccanit u vra nga një grup i armatosur serb rreshteri, heroi Afrim Bunjaku dhe disa zyrtarë policorë u lënduan.

Sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Në aktakuzë thuhet se ky grup terrorist përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Familja Bunjaku: Ndjehemi të fyer, të gjithë do të duhej të dënoheshin me burgim të përjetshëm

Familjarët e Afrim Bunjakut, policit kosovar të vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, nuk e kanë mirëpritur dënimin e të akuzuarit Dushan Maksimoviq me vetëm 30 vjet burgim.

Motra e heroit të Kosovës, Fixhrija, ka thënë për KosovaPress, se ajo dhe tjerët në familje janë të pakënaqur me vendimin për të akuzuarin që u shpall fajtor por i cili, sipas saj, nuk mori burgim të përjetshëm.

Duke thënë se janë të dëshpëruar në rastin e gjykimit për të, thanë se do të ankohen, sa më parë të jetë e mundur, në Apel

Po ashtu, ata kërkuar të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që edhe organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radojçiq dhe të dyshuarit tjerë, të sillën sa më parë para drejtësisë dhe të dënohen.

Arton Bunjaku – djali i xhaxhait të Afrim Bunjakut

Bunjaku: Do të ankohemi për Maksimoviq, edhe ai duhet të dënohet përjetësisht

“Ne ndjehemi të fyer dhe të dëshpruar pasi që do të ishte e drejtë që të gjithë ta merrnin dënimin maksimal me burgim të përjetshëm dhe jo vetëm me 30 vite. Prandaj nga këtu bëj thirrje që sa më parë të përgaditet ankesa drejt panelit i cili e gjykoi rastin dhe kërkoj nga Republika e Kosovës dhe nga instanca ndërkombëtare që sa më parë të sjellin edhe pjesën e grupit tjetër që të paraqiten para drejtësisë. Dhe jo vetëm me 30 vite por me dënim maksimal me burgim të përjetshëm. Kjo është një fyerje për popullin e Kosovës, për Republikën e Kosovës dhe të gjithë ata që janë heronj të gjallë që vazhdimisht janë në mbrojtje të atdheut dhe Republikës së Kosovës”, tha ai.

Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviq e Vladimir Toliq, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023. Ndërsa me 30 vjet burgim u dënua Dushan Maksimoviq. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën tre kolegë të tij.

​Osmani vizitë te familja Bunjaku: Rasti i Afrim Bunjakut dëshmon se sakrifica për këtë vend nuk ka mbaruar ende

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot familjen e policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, pas vendimit të gjykatës për dënimin e të akuzuarve në rastin e sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, Osmani theksoi se sakrifica për shtetin e Kosovës mbetet e vazhdueshme dhe kërkon përkushtim të përditshëm nga të gjithë qytetarët.

Bunjaku: Lum Kosova që ka pasur djem si Afrim Bunjaku, që i kanë dalë zot vendit në çdo kohë

“Dëshmon se sakrifica për këtë vend nuk ka mbaruar ende. Edhe pse kemi kaluar shumë vite nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë, liria duhet të ruhet çdo ditë. Lum Kosova që ka pasur djem si Afrim Bunjaku, që i kanë dalë zot vendit në çdo kohë. Është gjaku i tij, sakrifica e tij dhe sakrifica e juaj si familje, dhe e shumë familjeve në Kosovë, që janë arsyeja pse Kosova sot është vend sovran në çdo centimetër të saj”, tha Osmani.

Ajo tha se fatkeqësisht e kemi një fqinj që prej shumë shekujsh ka sjellë probleme, por që sipas saj çizma e Serbisë nuk do të shkel më këtej.

Osmani: Amaneti i Afrim Bunjakut dhe i shumë djemve e vajzave që kanë dhënë jetën për këtë vend do të jetojë përherë

“Mbi të gjitha, amaneti i tij dhe i shumë djemve e vajzave që kanë dhënë jetën për këtë vend do të jetojë përherë. Këtë ju siguroj: keni fëmijë të jashtëzakonshëm, me të cilët jemi takuar dhe i kemi pritur, edhe djem edhe vajza, që vazhdojnë me ju bërë krenarë duke vazhduar rrugën e babait të tyre. Jam e bindur se edhe nipat e mbesat do ta vazhdojnë këtë rrugë për ta bërë këtë vend krenar”, tha ajo.

Ish-presidentja shtoi se sakrifica e Bunjakut dhe e familjes së tij si dhe e shumë familjeve të tjera në Kosovë, është themeli i sovranitetit të vendit. Sipas saj, drejtësia për këtë rast ende nuk është e plotë.

Osmani: Duhet të dorëzohen Milan Radoiçiq dhe kriminelët e tjerë për të marrë dënimin e merituar

“Duhet që Milan Radoiçiç të dorëzohet në Kosovë dhe të marrë dënimin e merituar, si dhe shumë kriminelë të tjerë që kanë vepruar nën urdhrin e Aleksandar Vuçiqit. Ky është vetëm hapi i parë i drejtësisë për heroin Afrim. Por në këto momente të rënda që i kemi përjetuar si shtet, na kanë qëndruar pranë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar edhe Amerika dhe shtetet e tjera, jo vetëm atë ditë, por edhe në ditët kur janë bërë hetimet për rastin e Banjskës. Tash e kemi këtë vendim që është hapi i parë i drejtësisë për heroin Afrim dhe për ju si familje”, tha ajo.

Xhaxhai i heroit Afrim Bunjaku, Gani Bunjaku kujtoi përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së vendit, duke shtuar se ai gjithmonë kishte theksuar rëndësinë e mbrojtjes së territorit të Kosovës.

Bunjaku: Afrim Bunjaku thoshte “Kur s’e mbrojmë tokën tonë, s’ka kuptim të shkojmë ta mbrojmë diku tjetër”

“Kur s’e mbrojmë tokën tonë, s’ka kuptim të shkojmë ta mbrojmë diku tjetër. Tokën tonë duhet ta mbrojmë”.

Gani Bunjhaku tha se deri në pikën e fundit të gjakut, çdo shqiptar duhet të derdh në këtë tokë.

Bunjaku: Mitrovica është shpirti ynë

“Boll kemi derdhur, por për ta mbrojtur, Mitrovica është shpirti ynë”, kishte thënë heroi Afrim Bunjaku, sipas familjarëve.

Bunjaku shprehu shqetësimin për deklaratat publike që janë bërë në Kuvendin e Kosovës si dhe tha për Vjosa Osmanin se Kosvës i duhen njerëz të tillë.

Bunjaku: Na duhen njerëz të tillë si Vjosa Osmani

“Pas vetes na ke me shpirt, me zemër dhe me mendje. Na duhen njerëz të tillë. Për të ecur përpara duhet njerëz adekuatë në pozicionet e tyre, që të ecim mbarë e mirë”, tha ai.

Ekipi i KosovaPressit ka ndjekur procesin e gjykimit të të akuzuarve për rastin e Banjskës së bashku me familjen e heroit Afrim Bunjakut.

Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviqit dhe Vladimir Toliqit, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023. Ndërsa me 30 vjet burgim u dënua Dushan Maksimoviq. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën tre të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat