Analisti Shklëzen Gashi ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin problemin themelor politik në vend, duke theksuar mungesën e kompromisit mes partive.
Sipas tij, një proces i ri zgjedhor do t’i kushtonte Kosovës miliona euro, do të bllokonte fonde dhe reforma të rëndësishme, si dhe do të dëmtonte imazhin e shtetit në aspektin e stabilitetit institucional. Ai paralajmëron se edhe pas zgjedhjeve, vendi mund të përballet me të njëjtën situatë pa një zgjidhje reale.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet nuk e zgjidhin problemin themelor: mungesën e kompromisit politik.
Zgjedhjet do t’i kushtonin vendit miliona euro, do të bllokonin fonde, reforma dhe procese të rëndësishme, si dhe do ta dëmtonin imazhin e Kosovës si shtet i qëndrueshëm institucionalisht. Për më shumë, edhe pas zgjedhjeve mund të kthehemi sërish në të njëjtën pikë, pa zgjidhje reale.
Rreziku më i madh është krijimi i një precedenti të keq që sa herë që partitë nuk arrijnë marrëveshje, vendi dërgohet në zgjedhje. Kjo nuk është shenjë e një demokracie funksionale, por dëshmi e paaftësisë së partive politike për kompromis dhe për ndërtim të institucioneve.