“Po e votuat Kurtin…” – Feraj krahason Osmanin me Grenellin

Aktuale

“Po e votuat Kurtin…” – Feraj krahason Osmanin me Grenellin

Nga: A.SH Më: 12 maj 2026 Në ora: 11:30
Albin Kurti

Analisti Hysamedin Feraj ka reaguar me një deklaratë të fortë politike lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Përmes një postimi publik, ai ka krahasuar deklaratat e mëhershme të ish-emisarit amerikan Richard Grenell me ato të presidentes Vjosa Osmani.

“Po e votuat Kurtin, largohet Bondstilli - pat thënë dikur Richard Grenelli, dhe sot Vjosa Omani. Rastësitë ndodhin pa koordinim”, ka shkruar Feraj.

Deklarata e tij ka nxitur reagime në rrjetet sociale, duke u komentuar si një kritikë ndaj diskursit politik dhe raportimeve për çështjet e sigurisë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat