Kështu pritet të ndahen ulëset në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Kështu pritet të ndahen ulëset në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 22:54
Grafika

Eksperti i zgjedhjeve nga Demokracia në Veprim (DnV), Eugen Cakolli, ka publikuar projeksionin aktual të përbërjes së Kuvendit të Kosovës bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Cakollit, ndarja e mandateve në këtë fazë reflekton votat e numëruara deri më tani, por rezultati përfundimtar mbetet i hapur për shkak të votave që ende nuk janë procesuar.

Ai ka theksuar se rreth 100 mijë vota nga diaspora dhe votat me kusht vazhdojnë të mbeten jashtë llogaritjeve aktuale.

Image
Grafika

“Bazuar në trendet e zgjedhjeve të kaluara, këto vota mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka vlerësuar Cakolli, duke lënë të kuptohet se balanca mes partive politike mund të pësojë ndryshime pas përfundimit të numërimit.

Postimi:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat