Policia me plan operativ në veri të Kosovës: Ndalohen veturat me simbole kombëtare

Aktuale

Policia me plan operativ në veri të Kosovës: Ndalohen veturat me simbole kombëtare

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 21:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, është duke realizuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit.

Atje ku s’po lejohen vetura me simbole kombëtare që të kalojnë në Mitrovicën e Veriut.

Lidhur me këtë ka dhënë detaje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ky i fundit ka thënë se ky plan s’është ‘’kurgjo e jashtëzakonshme’’ porse, ‘’nuk lejohet prishja e rendit dhe e qetësisë publike’’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat