Kurti i prerë para verdiktit për krerët e UÇK-së: “Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën çlirimtare”

Aktuale

Kurti i prerë para verdiktit për krerët e UÇK-së: “Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën çlirimtare”

Nga: H.O. Më: 14 shtator 2026 Në ora: 08:23
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se këto ditë qytetarët janë në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Kurti e ka cilësuar kërkesën e Prokurorisë si “të padrejtë dhe të pabesueshme”, duke thënë se ajo është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit të Kosovës dhe me drejtësinë e luftës çlirimtare.

“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë”, ka theksuar Kurti, duke rikujtuar se në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare.

Sipas tij, këto krime “i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë, nën Millosheviqin”.

Në fund, Kurti ka dhënë një mesazh të prerë në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

“Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat