BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitë

Aktuale

BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitë

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 15:30
Fotoilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të obligohen për vendosjen dhe ekspozimin e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas vendimit, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e xhamive në Kosovë, përveç hapësirave të përcaktuara dhe të zakonshme ku vendosen flamujt.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Nga BIK-u, sipas vendimit, është kërkuar që zbatimi i këtij vendimi të bëhet në të gjitha strukturat dhe institucionet që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat