Protesta para Qeverisë, disa deputetë i bashkohen thirrjes për seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Protesta para Qeverisë, disa deputetë i bashkohen thirrjes për seancë të jashtëzakonshme

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 19:45
Pamje nga protesta

Protestuesit që po qëndrojnë para Qeverisë së Kosovë kanë marrë mbështetjen e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me ftesën që t’i bashkohen protestës dhe të mbajnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj kishte një kërkesë për deputetët.

Haradinaj: Të mbahet seanca e Kuvendit, të tregojnë orientimi i këtij populli

“Ti ndihmojmë kësaj mase, të dalim me një mesazh për sonte që deputetët të mbledhjen në parlament, qoftë në një mbledhje të jashtëzakonshme që të dalim me një kërkesë sonte ose nesër se cili është orientimi i këtij populli që keni premtuar që do të na përfaqësoni”, tha ai.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu mbështeti ftesën e Haradinajt.

Musliu: I bashkohem ftesës tënde, deputetët të dalin në protestë dhe Kuvend

“Edhe unë i bashkohem ftesës tënde, të gjithë i ftoj pa dallim partitë, të gjithë deputetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës me qen sot këtu me juve dhe atje brenda në Kuvend”, tha ajo.

Protestës iu ka bashkuar edhe Time Kadrijaj, Ablana Bytyqi e Aleancës, Sala Jashari nga PDK, bashkëshortja e ish-komandantin Abedin Rexha dhe ish-deputetja e PDK-së, Safete Haderxhonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat