​82 vjeçari nga Kosova humbi jetën në plazhin e Velipojës

Aktuale

​82 vjeçari nga Kosova humbi jetën në plazhin e Velipojës

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 16:51
Velipojë

Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës.

Policia e Shqipërisë njoftoi se rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se, gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat