Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet N.L, transmeton "Bota sot".
Ai dyshohet se, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka siguruar persona brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, të cilët kishin për qëllim migrimin drejt vendeve të ndryshme të Evropës.
Rasti do të trajtohet nga organet e drejtësisë, ndërsa i pandehuri konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.